Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se po bëhet e qartë se ai është një pengesë “për disa nga Perëndimi” që në Serbi të arrijnë interesat e tyre.
“Sipas mediave në Serbi, ato të cilët janë të ndikuara ose në pronësi të disave nga Perëndimi, po bëhet e qartë se po u pengoj që ata në Serbi të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë Nikoliq për “Vecernje Novosti”, botimi i së enjtes, raporton Gazeta Express.
Ai tha se pret që javën e ardhshme në media të paraqiten edhe “më shumë ndyrësira” ku përfshiu edhe pretendimet se në këmbim të tërheqjes së kandidaturës për President ai do të kërkonte pozitën e ambasadorit në Rusi.
“Tani unë jam edhe një tregtar politik, duke kërkuar për veten time pozitën e ambasadorit, ndërsa për (djalin) Radomir (Nikoliq), i cili fare nuk është deputet, funksionin e Kryetarit të Parlamentit. Unë pres javën tjetër edhe më shumë nga këto ndyrësira. Kjo është jeta ime, gjithë jetën duke luftuar padrejtësinë, trillimet, gënjeshtrat më të neveritshme, i vetëm kundër shumë njerëzve”, ka thënë Nikoliq.
Presidenti Nikoliq dhe Kryeministri Vuçiq më heret kanë paralajmëruar se kandidatura e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), per kandidatin presidencial, do të bëhet e ditur me 15 shkurt./










