Konsumimi i produkteve bimore kërkon vazhdimisht prodhimin e tyre, por që me ndryshimin e shpeshtë të klimës, kjo gjë mund të jetë një problem. Pikërisht për këtë arsye disa shkencëtarë janë duke hulumtuar për të arritur në një zgjidhje.
Tashmë në një botë ku ndryshimet e motit po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshme, jetesa e miliarda njerëzve është duke u vendosur në rrezik. Për shembull disa produkte bimore që njerëzit përdorin çdo ditë, janë bërë gjithnjë e më shumë të prekshëm ndaj dëmtuesve kimikë, sëmundjeve që nuk kalojnë me spërkatjet që i bëhen apo dhe tekat e klimës së paqëndrueshme.
Nëse preferencat për produktet mbeten të pandryshueshme atëherë deri në 2050 kultura bujqësore globale mund të bjerë me 30%.
Për këtë arsye shkencëtarët janë duke studiuar se cilat produkte i rezitojnë më shumë klimës dhe ndryshimeve të mëdha dhe se si mund t’i kultivojnë ato në të gjithë hapësirat e përcaktuara.
Për shembull një lloje fasule me origjinë nga Amerika e Veriut, sipas studiuesve cilësohet si shumë rezistente, ajo do më pak dritë, rritet edhe na toka më të varfëra, karakteristika këto që sot janë shumë të nevojshme.
Një shembull tjetër është dhe mbjellja e një kulture si gruri, por që në këtë rast është provuar me grurë të egër, rrënjët e të cilit arrijnë deri në tre metra, ku kjo është dhe arsyeja që kjo lloj bime është në gjendje që të thithë ujë dhe lëndë ushqyese në mënyrë sa më efikase dhe që mund të rezistojë më gjatë edhe në ndryshimin e klimës apo dhe të kushteve të tjera.
Këto ishin disa shembuj, por të tjerë janë duke u studiuar për të gjetur mënyrën se si do të mbillen kultura të ndryshme dhe se si do të jenë produktet në të ardhmen./shqiperiaime.al
 
				 
                    









