Enca zbulon sa është shuma monetare që ka fituar nga platforma për të rritur “OnlyFans”

Enca Haxhia, ka bërë një rikthim të fuqishëm në vëmendjen e publikut, këtë herë duke zbuluar disa detaje nga aktiviteti i saj në platformën “OnlyFans”.

Pas një periudhe qetësie në muzikë, Enca ka shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo platformë për të krijuar burime të tjera të të ardhurave.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Goca dhe Gra”, Enca nuk u kursye nga komentet e drejtpërdrejta dhe humoristike kur u pyet për shumat që ajo mund të fitojë për përmbajtje ekskluzive që ndan me ndjekësit e saj.

Ajo u shpreh me shumë qetësi dhe pa u ndalur: “1500 euro është vetëm për një gisht”, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe shuma më të mëdha për përmbajtje të tjera më të ndjeshme.

Kjo ka tërhequr një vëmendje të madhe dhe ka nxjerrë në pah mënyrat alternative që artistët po përdorin për të përfituar ekonomikisht në këtë epokë të digjitalizimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu