Indi, hetuesit kërkojnë shkaktarin e rrëzimit të avionit

Hetuesit e kanë kontrolluar vendngjarjen e njërës prej tragjedive më të mëdha ajrore në Indi, për të gjetur shkaktarin e rrëzimit të avionit Air India.

Ndërkohë, kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me udhëtarin e vetëm që mbijetoi, një ditë pasi avioni u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur nga pista, duke i lënë të vdekur 241 njerëz në bord dhe disa të tjerë në tokë. Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten.

Shumica e trupave ishin djegur deri në atë shkallë sa nuk njiheshin më, ndërsa autoritetet po kryejnë teste të ADN-së për identifikimin e viktimave. Pritet të gjenden më shumë trupa gjatë kërkimit në vendin e aksidentit. Nuk dihet nëse kuti të zeza – regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe të zërit në kabinë – janë gjetur. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu