Turizmi shqiptar vijon të bëjë jehonë edhe në vendin fqinj të Italisë. Këtë herë ka qënë prestigjiozja italiane, Tgcom që i ka kushtuar një artikull detit dhe natyrës shqiptare.
Shqipëria, deti i karaibeve me çmime të lira. Më këtë titull e nis shkrimin e saj Tgcom.
“Sidomos në pjesën jugore të vendit, nga Vlora në Sarandë, plazhet e mrekullueshme të bardha ose shkëmbore krijojnë një det me pastërti të jashtëzakonshme”, shkruan Tgcom.
Shqipëria klasifikohet si një nder detsinacionet e reja për turizmin veror.
“Lehtësisht e arritshme nga Italia, ende në kufijtë e flukseve të mëdha turistike, është një destinacion padyshim ekonomik, me aspekte me bukuri të madhe, qytete dhe qyteza të lashta plot histori, peizazhe me sharm të madh, plazhe që duken si ato të Karaibeve, një mikpritje e lindur që po organizohet për të përmbushur standardet e mikpritjes të kërkuara nga turizmi i huaj. Një destinacion ideal për ata që i shpëtojnë turmave dhe kërkojnë autenticitet. Me detin e saj të mrekullueshëm, mund të jetë destinacioni për pushime verore , tërësisht det dhe natyrë”, shkruhet në artikullin e Tgcom.
Media italiane ndalet në Vlorë, Llogara, Livadh, Dhërmi, për të vijuar më pas në Sarandë si plazhet më të bukura të rivierës jugore shqiptare ku shpenzimet janë shumë më të pakta se vendet e tjera.