Për gjashtë vite me radhë, Dr. Pratik Joshi jetoi i vetëm në Londër. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai punoi pa u lodhur për të përgatitur dokumentet e vizës dhe kërkesat ligjore që bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mund t’i bashkoheshin në Mbretërinë e Bashkuar.
Dhe më në fund, ajo ditë erdhi…
Bashkëshortja e tij, Komi dha dorëheqjen nga puna si mjeke në një spital në Indi. Fëmijët u përshëndetën me shokët e shkollës.
Dje ata hipën në fluturimin Air India 171, një biletë vetëm vajtje për një fund të pashmangshëm…
Pratik shkrepi një foto duke buzëqeshur me familjen në sediljet e tyre në avion dhe e dërgoi në grupin e Whatsapp të familjes. Mesazhi shkruante: “Ndalesa tjetër: Shtëpia.”
Por avioni nuk arriti kurrë në Londër.
Ai u rrëzua.
Asnjë nuk mbijetoi.
Jeta është e pamëshirshme. Fillimisht e bukur, pastaj brutale. Prandaj mos prit. Thuaj atë që ka rëndësi. Bëj atë që do. Sepse e nesërmja nuk është e garantuar.
Avioni i Air India AI171 u rrëzua më 11 qershor 2025 në Indi, pak pas ngritjes nga aeroporti në Ahmedabad drejt Londrës. Të gjithë pasagjerët, përfshirë familjen e Dr. Pratik Joshi, humbën jetën.
Fotografia që u bë virale tregon familjen pak para nisjes, plot shpresë e gëzim.