Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka deklaruar se udhëheqja iraniane nuk do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara, pasi i konsideron ato si një “partner në krimet izraelite kundër Iranit”.
Sipas agjencisë Reuters, Araqchi është shprehur për televizionin shtetëror Iranian, duke thënë se, “nuk ka vend për negociata me ne derisa të ndalet agresioni izraelit,”
Kujtojmë se, ministrat e Jashtëm evropianë nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të zhvillojnë një takim me ministrin e Jashtëm Iranian gjatë ditës. Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis Perëndimit dhe Iranit që nga fillimi i sulmeve ushtarake izraelite kundër objekteve bërthamore dhe ushtarake iraniane javën e kaluar.