Këto janë kandidatët e ASH së Ziadin Selës për zgjedhjet lokale

Sipas informacioneve të siguruara nga INA, krahu i Aleancës për Shqiptarët i udhëhequr nga Ziadin Sela do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2025 me tre kandidatë, në kuadër të koalicionit Fronti Europian.

Bazuar në marrëveshjen politike për ndarjen e komunave mes partive anëtare të Frontit Europian, Aleanca për Shqiptarët do të garojë në komunat Strugë, Dibër dhe Haraçinë me këta kandidatë:

Strugë – Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Dibër – Tiron Jajaga, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes

Haraçinë – Dirton Nebiu, ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar

Ky vendim konsiderohet pjesë e strategjisë politike të ASH-së për të ruajtur dhe forcuar praninë në qeverisjen lokale, si dhe për të konfirmuar rolin e saj në kuadër të Frontit Europian, pas zhvillimeve të fundit në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu