Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, mes pretendimeve se regjimi iranian ka tentuar ta vrasë atë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë për Fox News, deklaroi se Irani e kishte shpallur Trump-in “armikun numër një” dhe kishte vepruar për ta eliminuar fizikisht.

Sipas tij, regjimi iranian e sheh presidentin si kërcënimin kryesor ndaj ambicieve të tij bërthamore, veçanërisht pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në janar 2020 nga një sulm.

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten, dhe pas sulmeve të fundit të Izraelit ndaj objektivave iraniane, vendimi i Trump për një përgjigje ushtarake pritet të jetë vendimtar për drejtimin që do të marrë konflikti.

Sipas burimeve pranë presidentit, një vendim përfundimtar do të merret brenda dy javësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu