Trump reagon pas sulmeve: Irani tani duhet të bëjë paqe, në të kundërtën do kemi sulme më të mëdha

Presidenti i SHBA i është drejtuar kombit në një dalje live, pas sulmevë amerikane në centralet bërthmore në Iran.

Irani “tani duhet të bëjë paqe”, thotë Presidenti i SHBA-së Donald Trump

“Nëse nuk e bëjnë, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, thotë ai.

Trump konfirmon se SHBA-të goditën objektet bërthamore të Iranit në Fordo, Natanz dhe Isfahan pak kohë më parë.

“Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite me radhë, ndërsa ata ndërtonin këtë ndërmarrje të tmerrshme shkatërruese”, thotë ai.

“Sonte mund t’i raportoj botës se sulmet ishin një sukses spektakolar.”

“Do të ketë ose paqe, ose do të ketë tragjedi për Iranin shumë më të madhe se ajo që kemi parë gjatë tetë ditëve të fundit”, paralajmëron Trump.

“Mos harroni, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte ishte më e vështira nga të gjitha deri më tani, dhe ndoshta më vdekjeprurësja.

“Por nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do të shkojmë në ato objektiva të tjera me saktësi, shpejtësi dhe aftësi”, thotë presidenti i SHBA-së.

Trump tha se mijëra njerëz u vranë nga ish-komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani.
“Vendosa shumë kohë më parë se nuk do ta lejoja që kjo të ndodhte, nuk do të vazhdojë.”

Ai gjithashtu përgëzoi Benjamin Netanyahun, duke thënë se ata punuan si një “ekip” për të zhdukur këtë “kërcënim të tmerrshëm për Izraelin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu