Paga mesatare mujore neto në muajin prill të këtij viti ka arritur në 45.452 denarë dhe është më e lartë për 10.6% në krahasim me prillin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti për Statistikë.
Kjo rritje kryesisht ka të bëjë me rritjen e pagës mesatare mujore neto në sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, arsimit dhe shërbimeve administrative dhe ndihmëse – me një rritje prej 13%.
Nga ana tjetër, shpenzimet minimale për një familje katëranëtarëshe në muajin qershor janë rritur për 790 denarë krahasuar me muajin maj, tregojnë të dhënat e përpunuara nga Lidhja e Sindikatave. Sipas këtyre të dhënave, vlera e shportës sindikale minimale në qershor ishte 64.698 denarë, ndërsa me banesë me qira prej 60 metrash katrorë arrin në 80.073 denarë./TV21