Nëse keni bërë rezervimet për pushimet e verës dhe po prisni me padurim ato momente të lumtura, kemi një lajm të keq për ju!
Kur të shkoni në hotelin ku keni rezervuar pushimet, mund të përfundoni në rrugë me valixhet në dorë! Kjo sepse Ministria e Turizmit në Turqi ka mbyllur rreth 4 mijë hotele në mbarë vendin.
Mijëra turistë vendas dhe të huaj janë nxjerrë nga dhomat e tyre dhe janë lënë në rrugë. Disa hotele kanë transferuar klientët e tyre në hotele të tjera duke i paguar vetë shpenzimet. Por shumica e hoteleve të mbyllura nuk kanë asnjë detyrim ligjor për të ofruar akomodim tjetër ose për të kthyer paratë.
Ky kaos ka ndodhur si pasojë e djegies së hotelit në Krtalkaya dimrin e kaluar dhe ministria po merr masa për hotelet që nuk i përmbushin kriteret.
Prandaj, para se të niseni për pushime këtë verë, patjetër telefononi hotelin tuaj dhe verifikoni nëse ka ndonjë problem, a është i licensuar dhe a posedon dokumentacion të rregullt./InfoShqip.com