Kryeministri në detyrë dhe kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka ftuar të gjitha partitë parlamentare në një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00.
Kjo nismë vjen pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila thekson se obligimi për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit fitues. Kurti tha se ky takim synon të arrijë një konsensus të gjerë për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.