Aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan një strukturë të Hezbollahut në Liban.
Aktualisht nuk ka raportime për persona të plagosur ose të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.
Ky informacion u njoftua nga ushtria pasi mediat libaneze raportuan për sulmet në zonë.
Sipas ushtrisë izraelite, objekti ishte pjesë e një vendndodhjeje nëntokësore të Hezbollahut që më parë kishte qenë cak i sulmeve izraelite.
“Në ditët e fundit, IDF identifikoi përpjekje nga organizata terroriste Hezbollah për të rindërtuar vendin dhe për këtë arsye u sulmua infrastruktura terroriste në zonë”, tha ushtria.
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) pretendojnë se përpjekjet për ta rindërtuar vendin janë një shkelje e qartë e marrëveshjes midis Izraelit dhe Libanit.