Philipp Lahm këtë javë njoftoi se në fund të sezonit do të pensionohet nga futbolli.
33 vjeçari ka deklaruar se gjithmonë ka dashur të luaj në nivele të larta, dhe këtë gjë nuk mund ta premtoj se do ta bëjë edhe në edicion e ardhshëm.
Lahm si te Bayerni ashtu edhe te kombëtarja e Gjermanisë, ka pasur një karrierë impresionuese, ndërsa bën pjesë në listën e atyre lojtarëve që kurrë nuk është ndëshkuar me karton të kuq.
Lahm në karrierën e tij ka zhvilluar 730 ndeshje, dhe të mendosh se një mbrojtës ia ka dalë të mos ndëshkohet përgjatë këtyre ndeshje, është diçka e jashtëzakonshme.
Lojtari me më shumë ndeshje në këtë kategori, hyn Raul Gonzales, me 1034 ndeshje, që lë pas Iniestan me 750 ndeshje.