Moti ekstrem ‘godet’ Francën, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë, mbyllet “Kulla Eifel”

Në Francë, monumenti ikonik i Parisit ka sjellë mbylljen e aksesit.

“Për shkak të temperaturave ekstreme që priten në pasdite dhe në mbrëmje, Kulla Eiffel do të mbyllet në mënyrë të jashtëzakonshme në orën 16:00. Hyrja e fundit do të jetë në orën 14:30.

“Ky është komunikimi i publikuar në faqen e internetit. “Vizitorët me bileta për një vizitë pas orës 13:00 u kërkohet të kontrollojnë kutinë e tyre të email-it.

Vizita do të rimbursohet automatikisht. Vizitorët pa bileta u kërkohet ta shtyjnë vizitën e tyre deri pas të enjtes”, thuhet në të. Më parë, vizitorët ishin informuar se maja e Kullës Eiffel do të mbetej e mbyllur deri të mërkurën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu