Nuk ka më vota për xhahila

Nga: Ramadan Ramadani

Mbrëmë në Shkupin ku ndodhen liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe njëkohësisht vjen euro-komeseraja Marta Kos, si rast i rrallë për avancimin e procesit euro-integruese të krejt këtyre vendeve, pasi ajo është sllovene dhe na njeh mirë, e shihet se don dhe punon shumë për avancimin e këtyre shteteve në BE ndodhi një sqarim skandalloz nga një lider opozitar shqiptar minoritar i koalicionit multietnik Fronti Europian, Ali Ahmeti, në lidhje me rezultatet e publikuara e censusit të fundit të popullsisë në Maqedoni të vitit 2021. Në margjinat e kësaj konference ky bile ishte i nderuar me një takim më kryeministrin shqiptar, ndonëse ende pa qeveri të konstituuar pas zgjedhjeve, Edi Rama. Ndërsa para kësaj me një lehtësi të natyrshme dhe gjakftohësi tregoi se publikimi dhe metodologjia e rezultatit të censusit të cilën ditë më parë e shpalli të pavlefshme Gjykata Kushtetuese ka qenë në kuadër të marrëveshjeve! Pa fije turpi, perde, skrupulli e përgjegjësie i tregoi krejt shqiptarëve të Maqedonisë, brenda dhe jashtë vendit se një një ose dqyqind mijë shqiptarë i ka fshi ky vet me marrëveshje! Duke i shënuar në një kategori jorezidente, në mënyrë anti-kushtetuese siç edhe solli vendimin Gjykata Kushtetuese, ende në përbërje gjysmake.

Krejt ato që ia mbajnë mend skandalet politike këtij njeri gjatë 20 viteve sa ka qenë në pozicione ndikuese ose vendosëse ndonëse nuk ja zënë të madhe këtë të fundit se ky me vendim të vet ka fshi shqiptarë dhe i ka quajtur joekzistent; siç edhe mbeten për numrin e këshilltarëve në komuna dhe mjeteve të ndara nga buxheti qendror shtetëror që gjithsesi e mbushin edhe ata shqiptarë. Bile në përqindje të madhe, parë nga remitencat që i dërgojnë çdo muaj e cdo vit! Pra kur të kujtohesh për komunikatat politike të fshira dhe ndryshuara të UCK-së në vitin 2001, pranimin e tradhtisë për ndryshim të Marrëveshjes së Ohrit së arritur edhe pasi shqiptarët kishin fituar luftarakisht dhe politikisht, negocimin me Gruevskin vetëm për shpëtim të vetes me amnistimin e rasteve të Hagës në 2008 e mandej shitjen e krejt kundërshtimit shqiptar të Skopje 2014 për pare të thata dhe benefite ekonomike e shumë shumë tentativa politike tjera sipas metodës hidhja-futja, ky skandall mund të duket asgjë! Por, kjo është e madhe ndonëse është skandall i shpeshtë i rradhës i këtij “xhemati” më i ri i atij sharllatanit: Tim Shkupi! Tash lexuesi mund të pyetet se si erdhi deri te përmendja e këtij skandali paraprak, por a ka sqarim më të mirë se njeri që nuk ka aftësi kognitive dhe inteligjencë as emocionale e as praktike të njoh se me çfarë sharllatani ka takuar, të ket sens politik ose aftësi të bëjë marrëveshje për fshierje të shqiptarëve! Ky i njëjti pra ka ndejt vet në ballkon dhe ka bë marrëveshje në katër sy me ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevskin. Ato dy-tre kësi takime, pa prezencë të bashkëpunëtorëve i kemi mësuar nga përgjimet mandej të publikuara dhe ndoshta duhet të jemi falenderues që nuk i dimë krejt rezultatet e atyre marrëveshjeve, sigurisht skandaloze. Madje pasi Gruevski iku e ky piku, sigurisht që kanë shpëtuar shqiptarët dhe krejt qytetarët nga ato marrëveshjet e tyre, por kjo duhet të jetë një alarm kombëtar se nuk duhet lejuar asnjëherë kësi njerëz të vendosin për diçka ose të bëjnë marrëveshje ose ujdi politike.
Para se me qenë emergjencë kombëtare menjanimi politik i këtij niveli të njeriut duhet të jetë emergjencë partiake brenda në BDI dhe mandej edhe në Frontin multietnik europian. Sepse dëmi i parë politik i ndodh mu subjektit në emër të cilit ky paraqitet. Ja me këtë rast BDI mundohet të fshihet pas ortakëve të vet shqiptarë të koalicionit dhe ata flasin për rëndësinë e diasporës, regjistrimin elektronik, pasojat për zgjedhjet lokale ndërkohë që del ky dhe thotë kemi pas marrëveshje politike! Të vetve ua dhinë dhe ua hup mundin. Të parët ata duhet reaguar dhe hequr. Njëjtë edhe taksiratlitë shqiptarë në Frontin Europian. Ja një punë që bëri jashtë Frontit Europian; Lëvizja Populli doli e suksesshme dhe parashtresa e saj u pranua në Gjykatën Kushtetuese dhe shqiptarët mbeten të pafshirë në përqindjen e publikuar të censusit. Edhe këto duhet mbledhur dhe thënë troç BDI-së se nuk munden këto të përpiqen aq shumë sa ky kreu i BDI-së mund tua humb! Paramendoni kështu sa do i humbe në zgjedhjet lokale të rradhës?!

Se do vijnë shqiptarë prej lindje e perëndim, të varur e të pavarur, të fshirë e të pafshirë, e nuk do shikojnë a VLEN a flen, po edhe Marta Kos e kandidat maqedonas do votojnë, vetëm mos vije puna asnjëherë kësi xhahili në krye të vendit mo me kanë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu