Pamjet e tmerrit! Lamborghini në flakë, momenti kur Jota dhe i vëllai po “digjeshin për së gjalli” (VIDEO)

Mediat spanjolle kanë siguruar një video ku shfaqet momenti i frikshëm kur automjeti tip Lamborghini, me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit portugezë Diogo Jota (Silva) dhe André Silva, u përfshi nga flakët pas një aksidenti tragjik.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla në provincën Zamora, shumë pranë kufirit me Portugalinë.

Mjeti luksoz dyshohet se pësoi një defekt në gomë gjatë një manovre parakalimi, duke humbur kontrollin, u përplas në barrierat anësore dhe doli nga rruga, duke marrë flakë menjëherë.

Pamjet tregojnë trupin e makinës tërësisht të djegur dhe të përmbysur në anë të rrugës, ndërsa forcat e emergjencës dhe hetuesit janë duke inspektuar vendin e ngjarjes. Të dy vëllezërit humbën jetën në këtë tragjedi që tronditi botën e sportit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu