Përplasje verbale mes banorëve të Kopanicës dhe kryetarit të Komunës, thonë se 3 muaj nuk kanë ujë!

Banorët e Kopancës thonë se më shumë se tre muaj janë pa ujë, përcjell TV21. Ata sot protestuan në komunë, ndërsa kishte edhe përplasje verbale mes kryetarit të komunës së Jegunocës dhe banorëve. Kostadinovski thotë se komuna ka ujë, por që banorët duhet të kalojnë disa procedura që të furnizohen me ujë.

“I ngrohim shishet, nga 5-6 shishe, lahemi si në kohën e përparme. Në cilin shekull jetojmë, në cilin shekull jemi”, tha një banor.

“Uji ynë nuk pihet, që e marrim ne prej puseve, nuk pihet”, tha një tjetër banor.

“Komuna ka ujë, dhe mund t’i pyesni edhe vendbanimet e tjera, se ujë, kush është qytetar i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm, do të ketë ujë. Edhe Kopanca, nëse do të ketë ujë….Kur?…Kur të nënshkruani marrëveshje”, tha mes tjerash Dimitar Kostadinoski, kryetar i komunës së Jegunocës.

View this post on Instagram

A post shared by TV21 Macedonia (@tv21hd)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu