Ushqyerja – Vaji i palmës është i dëmshëm për shëndetin tonë. Një studim italian ka shfaqur rezultatet e tij për mediat. Më poshtë janë arsyet se përse duhet ta shmangim këtë produkt ushqimor
Tashmë nuk mjafton asnjë lloj justifikimi: konsumimi i ushqimeve që përmbajnë vaj palme çon në pasoja të mëdha për shëndetin. Konfirmimi i fundit vjen nga një studim italian. Sipas Universitetit të Barit, Padovës dhe të Pisës, në bashkëpunim me Shoqërinë Italiane të Diabetit, vaji i palmës shkatërron qelizat e pankreasit të cilat prodhojnë insulinë. Ai shkakton dëme të pariparueshme në trup. Në fakt, vaji i palmës gjendet në shumë produkte që konsumohen kryesisht në mëngjes, sidomos në biskota dhe drithëra të përziera me ëmbëltues. Në studimin e sjellë nga Francesco Giorgino, profesor i Universitetit të Barit, del në pah se vaji i palmës vepron drejtpërdrejt te qelizat beta, duke i shkatërruar ato. Për pasojë insulina nuk prodhohet në sasi të mjaftueshme shkruan sovrani.info
Nga vjen?
Palma nga e cila nxirret ky vaj kultivohet sidomos në Indonezi dhe Malajzi. Për të prodhuar këtë vaj shkatërrohen shumë hapësira të pyjeve tropikale. Rasti i fundit është ai i ishullit Sumatra. Në këtë mënyrë shfarosen jo vetëm hapësirat e gjelbra, por edhe bota e kafshëve në këto pyje.
Ku gjendet?
Janë të shumta rastet në të cilat ne mund të konsumojnë vaj palme në një ditë të vetme. Ai gjendet në shumë produkte të furrës, si në drithëra të përpunuara, biskota dhe ëmbëlsira të tjera të paketuara. Përveçse në ushqimet e mëngjesit, ne mund ta hasim atë edhe gjatë drekës në një pako me patate të skuqura ose në një panine. Po ashtu, duhen marrë parasysh të gjitha rastet e produkteve të cilat janë të konservuara.
Përse i bën keq shëndetit?
Nëse konsumohet rrallë, vaji i palmës nuk përbën ndonjë problem për shëndetin e individit. Por gjërat ndryshojnë kur ai konsumohet çdo ditë, ose shumë herë në ditë. Në këtë rast, ato që do të vuanin më shumë do të ishin arteriet dhe zemra (ashtu si çdo herë teprohet me konsumimin e yndyrave).
Përse u pëlqen industrive?
Përbërja e lartë e vajit të palmës është shumë interesante dhe e leverdishme, jo vetëm për industrinë ushqimore: vaji i palmës i mban të qëndrueshme produktet në temperaturë ambienti.
Kujdes me yndyrat
Në një dietë të ekuilibruar, konsumimi i yndyrave nuk duhet shmangur plotësisht por duhet ulur, duke përzgjedhur ushqimet me yndyra të pangopura.
Kujdes me produktet për fëmijët
Duhet të bëni kujdes me drithërat, ushqimet krokante dhe akulloret industriale./sovrani.info
Këtu më poshtë keni vetëm disa produkte që e kanë këtë vaj.










