Mevlan Shaba bëhet baba, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Përputhen” dhe “Big Brother VIP”, Mevlan Shaba, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një interviste në Instagram.

I pyetur nga një ndjekës nëse është bërë baba, Mevlani u përgjigj: “Po. Po ta shohësh nuk e dallon dot nga mua. Jemi njësoj”.

Më pas, ai zbuloi edhe emrin e bukur të vajzës së tij: Mei.

I pyetur se përse nuk e ka publikuar ende një foto të bebit, Mevlani tha: Të rritet edhe pak se është akoma e vogël.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu