“Platforma shqiptare nuk kalon pa votat e VMRO-së”

“Asnjë nga pikat, gjegjësisht kushtet e parashtruara në platformën të cilën e shkruan partitë politike nën kapelën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk do të kalojë, gjegjësisht të votohet si një formë e paligjshme të zgjidhjes, sepse është e domosdoshme dy e treta e shumicës së deputetëve – që është e pamundur të sigurohen pa votat e deputetëve të VMRO-DPMNE-së” shkruan “Dnevnik”.

Me fjalë tjera, deri tani e vetmja kjo parti është sqaruar se nuk do të pranojë kushtet e parashtruara në platformë, dhe kjo siç thonë nga partia është arsyeja që lideri i tyre Nikolla Gruevski nuk ia ka zgjatur dorën partnerit të tij të kamotshëm në qeveri Ali Ahmetit.

Kjo do të thotë se edhe po të kalojë kjo në Kuvend, Platforma nuk do të mundet të kalojë pa votat e VMRO-DPMNE-së.

Sa për rikujtim, platforma është e ndarë në shtatë pika, por në to përveç kushteve – për të cilat partitë shqiptare në mënyrë decide porositën se nuk kanë ndërmend të tërhiqen pa marë parasysh se me cilën parti do të bisedojnë për qeveri të ardhshme, janë shkruar dhe përpjekje të vetë partive shqiptare në të cilat do të mbështeten dhe do ti realizojnë.

Kur bëhet fjalë për shtatë të parat, sepse që nga fillimi janë vlerësuar si të pabaza në kushtetutë, mund të implementohen vetëm me ndryshime, gjegjësisht intervenim në Kushtetutë.

Dhe kjo është e mundur vetëm me dy të tretën e shumicës së deputetëve të sapozgjedhur, gjegjësisht 81 deputet duhet të votojnë për ndryshim të kushtetutës. Mes pikave të para është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe, kërkesë për të shkruar në Kushtetutë se “gjuha maqedone dhe shkrimi cirilik i tij dhe gjuha shqipe me shkrimin e tij janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, si dhe inicim për ndryshimin e flamurit dhe himnit.

Vendimi për ndryshimin e Kushtetutës sjell Kuvendi me dy të tretën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Ndryshimin e Kushtetutës e vërteton Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe e vendos në diskutim publik, shkruan “Dnevnik”.

Vendim për ndryshim të Kushtetutës sjell Kuvendi me dy të tretën e votave të deputetëve nga numri i përgjithshëm. Ndryshimin e Kushtetutës e vendos Kuvendi – thuhet në nenin 131 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

Një nga kushtet në platformën dhe formimin e komisionit shtetëror për finansimin e komunave, për të sjellë vendimin me të drejtë për grantet qeveritare në favor të komunave.

Kjo do të sillte ndryshime në mënyrën ligjorë të financimit të vetqeverisjes lokale, respektivisht në mënyrën e rregullimit dhe për vendime të reja ligjore në bazë të nenit 114 të Kushtetutës, sërish është e nevojshme dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Përpos zyrtarizimit të gjuhës shqipe, reagime të ashpra shkakton edhe kërkesa që të realizohet rezolutë në Kuvend për të cilën do të gjykohet gjenocidi mbi popullin shqiptar në Maqedoni në peridhën 1912-1956.

Për miratimin e një resolute të tillë, sipas asaj që qëndron në Rregulloren e Kuvendit është e nevojshme “shumica e votave të deputetëve të përacktuar me Kushtetutë dhe Ligj”, respektivisht shumica e votave të deputetëve që janë të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Por këtu mund të jetë një interpretim i diskutueshëm, sepse mënyra e votimit shkon për vetë formën, në këtë rast rezolutën. Por duke e pasur parasysh së bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme etnike, madje edhe që të arrihet që kjo rezolutë në fazën e debatit në përbërjen e ardhshme parlamentare, ka gjasa që kjo çështje të bëjë konflikte të argumenteve dhe interpritmeve të ndryshme të akteve ligjore, përcjell “Zhurnal”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu