Kryhet ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu