Shkencëtarët paralajmërojnë masa urgjente: Së shpejti mund të ndodhë një katastrofë që mund të zhdukë botën (FOTO)

Ekspertët e Universitetit të Oksfordit paralajmërojnë se skenarët më të tmerrshëm të apokalipsit mund të bëhen realitet.

“DailyMail” i citon ata të thonë se 3 faktorët që rrezikojnë njerëzimin në të ardhmen janë përhapja e sëmundjeve (Zika apo Ebola), ndryshimet ekstreme klimaterike dhe një luftë bërthamore.

Shkencëtarët i kanë kërkuar liderëve botërorë se ata duhet të mblidhen urgjentisht për të diskutuar sesi të minimizohen shanset që një nga këta skenarë të ndodhë në të ardhmen.

Raporti shkencor është realizuar nga Instituti i të Ardhmes së Njerëzimit (Future of Humanity Institute) (FHI), i cili është pjesë e Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Oksfordit.

Liderët botërorë duhet të bëjnë më shumë përpjekje në parandalimin e zgjerimit të sëmundjes së Ebolës dhe virusit Zika. Prezenca e këtyre sëmundje është një problem i madh, sepse ato përfshijnë patogjene të panjohura për të cilat nuk ekzistojnë vaksina.

Është e nevojshme që t’i kushtohet më shumë vëmendje armëve biologjike

Bombat bërthamore janë armët më shkatërruese në botë, me një fuqi që mund të rrafshojnë qytete të tëra brenda një sekonde.

Duhet t’i kushtojmë vëmendje gjithçka çfarë hidhet në atmosferë, pasi që një numër i gazrave toksike janë përgjegjëse për ndryshimet ekstreme klimatike.

Që nga revolucioni industrial, njerëzit janë fajtorë për prishjen e ekuilibrit delikat në atmosferë.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar mbi rreziqet globale është i rëndësishëm si kurrë më parë”, ka deklaruar Sebastian Farkvar. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu