Shqiptarja nga SHBA hap GoFundMe për një qen endacak, kërkon të marr me vete kafshën e abuzuar në Shqipëri

Një grua nga Arlingtoni me origjinë nga Shqipëria po mbledh para përmes GoFundMe për të sjellë një qen endacak nga vendi i saj i lindjes në Shtetet e Bashkuara. Silvi Pomeroy, një mjeke në Spitalin Universitar George Washington, u takua me “Buddy-n” gjatë një udhëtim me burrin e saj Shqipërinë. Halla e saj e kishte ushqyer Buddy-n për disa javë para vizitës së tyre dhe ai e ndiqte familjen gjatë gjith kohës.

“Kalonim pranë vendit ku ishte territori i tij i vogël dhe ai vinte menjëherë duke vrapuar. Ai është thjesht djali më i ëmbël i vogël dhe i vendoste këmbët e përparme mbi krahun tënd dhe përpiqej të ecte me ty dhe të na ndiqte në shtëpi,” tha Pomeroy.

Pasi Pomeroy ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, nëna e saj e cila ishte ende në Shqipëri thuhet se pa një burrë në rrugë duke keqtrajtuar Buddy-n.

“Ai po e godet me shqelma dhe Buddy ishte përtokë duke qarë dhe pa lëvizur. Mamaja ime vrapoi dhe e qortoi burrin, dhe atëherë ne hartuam një plan, në rregull, duhet të bëjmë diçka,” tha Pomeroy.

Pomeroy dhe familja e saj kanë mbledhur gjithsej 785 dollarë për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe për ta marrë “Buddy-n” në SHBA. Porshuma e duhur për të marrë qenin në SHBA është 1,200 dollarë.

Buddy është aktualisht në karantinë në Spitalin Veterinar të Tiranës në Shqipëri, por Pomeroy tha se ende nuk ka dalë asgjë e rëndësishme në vlerësimin e tij mjekësor. Pasi të shërohet nga sëmundja, hapi tjetër do të jetë transportimi i Buddy-t me aeroplan për në Shtetet e Bashkuara. Pomeroy dhe burri i saj po kujdesen qenin për aq kohë sa t’i gjejnë një shtëpi të re.

“Badi është një djalë i veçantë sepse është i veçantë në zemrat tona, dhe është thjesht zotëria i vogël dhe më i ëmbël”, tha Pomeroy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu