Egli Tako dhe motra e Gjestit ndezin rrjetin me video thumbuese? Një ‘luftë lodrash’ në rrjetet sociale?

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit, me të cilin ajo pati një raport të afërt gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 4”.

Gjithçka nisi kur Egli publikoi një video në Instagram, ku shihet duke mbajtur në dorë një lodër të quajtur “Labubu”.Ajo pyet ndjekësit:

Ju kujton dikë?

Kjo deklaratë e shkurtër u interpretua menjëherë nga fansat si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke ngritur dyshime për një përçarje apo tension mes tyre.

Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi. Motra e Gjestit, Blerina, postoi një video ku shfaqet me një lodër në formë gomari dhe e shoqëron me fjalinë:

Çka është kjo?

-dhe më pas shton:

Sa njeriu është si ky

-një koment që u pa nga ndjekësit si një përgjigje e koduar dhe ironike ndaj postimit të Eglit.

Megjithëse askush nuk ka përmendur emra konkretë, postimet kanë mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet.

Fansat janë përfshirë në analiza të detajuara për të zbuluar kuptimin pas çdo fjale dhe veprimi, duke e kthyer këtë “luftë lodrash” në një betejë virtuale të nënkuptuar.

Në mungesë të një reagimi të qartë nga ana e Eglit apo Gjestit, publiku vazhdon të lexojë mes rreshtash, ndërsa simbolika e lodrave duket se është bërë mjeti i fundit për të shprehur thumba dhe emocione të fshehura./TAR


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu