“Do ta ketë të njëjtin fat si Irani”, Izraeli nis sulme ndaj portit të Jemenit

Ushtria izraelite po sulmon objektiva në portin jemenas të Hodeidas, ka njoftuar Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

Që kur filloi lufta e Izraelit në Gaza kundër grupit militant palestinez Hamas në tetor 2023, Houthit e lidhur me Iranin kanë sulmuar anije në Detin e Kuq në atë që ata e quajnë një akt solidariteti me palestinezët.

Forcat Ajrore Izraelite kryen sulme të reja ajrore në zonën e portit jemenas të Hodeidas.

Sulmet, thonë izraelitët, janë një përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë të kryera nga Houthit kundër Izraelit në javët e fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se forcat e armatosura izraelite po sulmojnë “objektiva terroriste të regjimit terrorist Houthi në portin e Hodeidas” dhe se po “parandalojnë me forcë çdo përpjekje për të rivendosur infrastrukturën terroriste të dëmtuar më parë”.

“Jemeni do të pësojë të njëjtin fat si Teherani”, tha Katz.

“Houthit do të paguajnë shtrenjtë për hedhjen e raketave në Izrael. Ne do të vazhdojmë të veprojmë në çdo kohë dhe në çdo vend për të mbrojtur Izraelin”, shtoi ai.

Sipas deklaratës zyrtare, objektivat e sulmit ishin makineritë e ndërtimit që punonin në rindërtimin e infrastrukturës portuale, si dhe rezervuarët e karburantit dhe anijet e përdorura për operacione ushtarake dhe sulme ndaj Izraelit dhe anijet në zonën detare pranë portit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu