Rrëzohet në Rusi avioni me 49 persona në bord, asnjë i mbijetuar deri tani

Guvernatori rajonal, Vasily Orlov, deklaroi se në bord ndodheshin 43 pasagjerë (përfshirë 5 fëmijë) dhe 6 anëtarë ekuipazhi, ndërkohë që Ministria e Emergjencave ka raportuar për 48 persona në total – një mospërputhje që ende nuk është sqaruar.

Avioni kishte tentuar qasjen për ulje për herë të dytë, kur papritur humbi kontaktin me kontrollin ajror. Kushtet e motit ishin të vështira, sipas burimeve nga emergjenca.

Komiteti i Transportit në Rusi ka nisur një hetim për shkelje të sigurisë së fluturimit që kanë rezultuar me vdekje, ndërkohë që shkaqet kryesore të dyshuara janë defekti teknik dhe gabimi njerëzor.

Avioni An-24 është një mjet fluturues me helika i projektuar në vitet 1950 nga Byroja Antonov e Bashkimit Sovjetik. Avioni i përfshirë në aksident ishte prodhuar në vitin 1976

Ky është aksidenti i parë fatal me avion pasagjerësh në Rusi që nga korriku i vitit 2021, ndërkohë që industria ajrore ruse ka hasur në vështirësi të shumta që nga nisja e luftës në Ukrainë, për shkak të sanksioneve perëndimore që kanë ndikuar në furnizimin me pjesë këmbimi dhe mirëmbajtje për avionët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu