Haradinaj: Kurti po e shfrytëzon Haxhiun që ta mbajë situatën pafundësisht kështu

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, tha se shihet qartë se nuk ka vullnet nga partia Vetëvendosjes për të arritur zgjidhje.

Ai pas dështimit të seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e shfrytëzon qëllimisht propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit për ta mbajtur këtë situatë të bllokuar.

“Nuk ka vullnet të bëhet një zgjidhje për kryetar të Kuvendit…Shihet qartë që zoti Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut jo ndoshta pse insiston që ajo është zgjidhje, por mendoj që e ka për qëllim ta çojë deri në pafundësi kjo situatë…Shihet qartë se nuk i ka numrat”, tha Haradinaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu