Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Tuna dhe Bardhi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Xheloz”, një këngë që premton të bëhet hit i verës.
Ky projekt sjell një kombinim të fuqishëm mes stilit karakteristik të Bardhit dhe prezencës energjike të Tunës, e cila në klip shfaqet me një paraqitje tejet të zjarrtë dhe provokuese, duke i dhënë vizualisht këngës një tjetër dimension.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Bardhi, Tuna dhe A-Boom, ndërsa për miksimin dhe masterizimin janë përkujdesur DJ A-Boom dhe SLS, duke i dhënë projektit një përpunim profesional dhe tingull modern që i përshtatet prirjeve aktuale të muzikës pop.
“Xheloz” është tashmë i publikuar në platformat digjitale dhe në YouTube.
Ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për ritmin ngjitës dhe tekstin e drejtpërdrejtë, por edhe për energjinë që çifti artistik sjell përmes këtij dueti.
Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Tunës në skenën muzikore dhe vijimësisë së suksesshme të Bardhit në listat muzikore shqiptare.
Video: