Kandidati i BDI-së dhe Frontit Kombëtar për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka shpërndarë një status të shkurtër por kuptimplotë në rrjetin social Facebook:
“Çarshia ❤️ e para!”
Mesazhi shihet nga analistët si një sinjal i qartë politik se Çarshia e Vjetër e Shkupit – zemra historike dhe kulturore e shqiptarëve në kryeqytet – do të ketë prioritet të veçantë në programin e tij për zhvillimin e komunës së Çairit.
Osmani pritet të paraqesë në vijim detaje mbi projektet konkrete për revitalizimin e kësaj zone, që përveç vlerës kulturore, ka potencial të madh ekonomik dhe turistik.