Në rrahjen që ka ndodhur në “Grand Event” në Shkabaj ku i përfshirë ka qenë këngëtari Shpat Kasapi dhe vëllai i tij, të cilët sipas burimeve të Demos janë vonuar në dasmën e caktuar, ku përveç tyre, mësohet se në këtë ngjarje ka marrë lëndime edhe nusja.
E gjithnjë sipas këtyre burimeve, thuhet se pikërisht këngëtari Shpat Kasapi e ka lënduar nusen në dasmen e saj.
Madje raportohet se Shpati është vonuar rreth dy orë, dhe në dasëm nuk ka shkuar në gjendje jo të mirë.
Në këtë ngjarje, këngëtarin Shpat Kasapi dhe vëllaun e tij më të madh e kanë rrahur tre persona për të cilët është raportuar më herët që njëri prej tij tashmë është ndaluar, derisa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.
Hetimet e rastit po vazhdojnë nga organet kompetente. /Prive By Liberta Spahiu