Pas dhunimit në dasëm, reagon Shpat Kasapi: Jam mirë mos e egzagjëroni

Një dasmë e zhvilluar në një restorant në Shkabaj është kthyer në një skenë kaosi dhe dhune, ku protagonist rezulton të jetë këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi.

Sipas raportimeve, Kasapi dhe vëllai i tij ishin të ftuar në aheng, por mbërritja e tyre me vonesë dhe gjendja e dehur në të cilën ndodhej këngëtari, kanë tensionuar situatën në vendngjarje. Mospajtimet me nikoqirët kanë eskaluar në një përplasje fizike, e cila përfshiu disa persona.

Pas ngjarjes së bujshme, Shpat Kasapi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku është shprehur se aty ka qenë veç njç keqkuptim asgjë më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu