Në Zvicër, gjobat në trafik, përfshi edhe për tejkalim shpejtësie shqiptohen në bazë të të ardhurave të shkelësit, prandaj gjykata lokale dha një vendim për një shkelje të bërë në gusht të vitit 2024, sipas të cilit një burrë duhet të paguajë një shumë që është e barabartë me fitimet që i realizon për 40 ditë pune, për tejkalim të kufirit të shpejtësisë me 27 km/h në zonën e Lozanës, raporton revista “Phoenix”.
Duke qenë se është një nga 300 personat më të pasur në Zvicër, me pasuri prej disa qindra milionë frangash, gjoba ditore i është përcaktuar në 2,000 franga. Përveç kësaj gjobe prej 80,000 frangash, gjykata i shqiptoi edhe një gjobë shtesë prej 10,000 frangash. Në total 90,000 franga, që është rreth 95,500 euro.
Megjithatë, gjoba prej 80,000 frangash është me kusht – miliarderi duhet ta paguajë vetëm nëse përsërit shkeljen brenda tre viteve të ardhshme, ndërsa gjoba prej 10,000 frangash duhet të paguhet menjëherë. Para tetë vjetësh, i njëjti miliarder ishte dënuar me 60,000 franga dhe një gjobë shtesë prej 10,000 frangash.