Këngëtarja ikonike Adelina Ismajli inë emisionin ”21 Gradë” në RTV21 hapi zemrën si rrallëherë më parë. E njohur për një karrierë që theu tabu e ndërtoi histori në muzikën shqiptare, Adelina foli pa ”doreza” për sfidat që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj artistik.
“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” u shpreh ajo, duke i dhënë zë një ndjenje të thellë zhgënjimi, por edhe mirënjohjeje.