Kryeparlamentari Gashi viziton Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, zhvilloi një vizitë në Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Sait Saiti.

Në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetja e aktiviteteve humanitare.

Kryetari theksoi se Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për një shoqëri më solidare, duke promovuar vlerat e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot vizitova Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, për të nderuar veprimtarinë dhe punën e tyre të çmuar në shërbim të njerëzve në nevojë. Në këtë takimi të frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Sait Saiti, diskutuam për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së aktiviteteve humanitare.
Ky takim konstruktiv ishte një hap i rëndësishëm për të promovuar dhe forcuar vlerat e solidaritetit në shoqërinë tonë. E sigurova që Kuvendi do të vazhdojë përpjekjet tona të përbashkëta për një shoqëri më solidare.” perfundon ai./ainfoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu