Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump konfirmoi në rrjetet sociale bisedën telefonike të zhvilluar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Samitin e mbajtur në Washington.
“Në përfundim të takimeve, telefonova Presidentin Putin dhe fillova përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky,” shkruan ai.
“Pas këtij takimi do të kemi një trilateral, që do të jetë dy Presidentët, plus unë.”
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se gjatë takimeve u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat, sipas tij, do të sigurohen nga disa vende europiane, në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.