Aksidentohet autobusi, ndërrojnë jetë 71 fëmijë. Pamjet e rënda nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku raportohet se 71 persona, kanë ndërruar jetë.

Sipas mediave të huaja, një autobus që transportonte emigrantë të deportuar për në Kabul u përfshi nga flakët pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë. Raportohet se të gjitha viktimat janë fëmijë.

Tragjedia ndodhi në provincën Herat të Afganistanit perëndimor.

Përplasja masive shkaktoi një zjarr që përfshiu autobusin duke bllokuar pasagjerët brenda.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu