Jakupi nga Svillarja: Stop shpifjeve, Bleranti është e ardhmja e Sarajit, ai është këtu nga bankat e fillores!

Jakupi, me nje status ne rrjete sociale ka reaguar lidhur me deklaratat për kandidatin e Sarajit Blerant Ramadani, shkruan InfoShqip.

Ne vazhdim postimi i plote:

“Të nderuar,
Shumçka përballohet, por shpifjet dhe të pavërtetat jo.
Jam këtu për të respektuar dhe ndëgjuar një mik timin. Nuk kisha për qëllim për të komentuar mbi gjërat që fliten e përfliten,por do e bëj edhe pse nuk e kisha bëré ndonjéherë.
Njerëzit paskan qenë gati me simptoma,për ti kapur “virusi” që ua lëshoi kjo fotografi.
Kishte kohë që nuk ishim bashkuar kështu,dhe sikurse kjo gjë i ribashkoi ato copëza momente që i kishim kaluar bashkë.
Folëm,qeshëm sepse ashtu ishim mësuar.
Ndërvite, kam mirpritur çdo kandidat për kryetar komune,së fundmi edhe Muhamedin,për të mirën e fshatit ku jetoj,pa interes personal gjë për të cilen jeni në dijeni të gjithë ju.
Asgjë të keqe.
Bleranti ende nuk ka qenë për të na ndëgjuar hallet, me shumë dashamirsi do ta mirpres.
Për ata që thonë nuk e di rrugën për Sfillare , e keni fotografinë e dytë,16 vite më parë,në stadiumin e shkollës, e cila momentalisht është në gjendje më të keqe se atëherë,në kohën kur ne ishim vetém 17 vjeç,në kohë kur shumëkush nga ju fotografoheshe me kryetarë e presidenta.
Bleranti edhe nëse nuk e di rrugën, do ia mësoj unë,ashtu siç më ka mësuar e ndihmuar ai në bankat shkollore.
Mbani gjakftohtësinë,njerzillëku përpara çdo gjëje,pak fjalë më shumë respekt.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu