Ibraimi: Nëse luajmë si në Shkup, e kalojmë Ludogorecin

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka shënuar fitore të madhe pasi mposhti 2:1 Ludogoretsin në ndeshjen e play-offit të Ligës Europa.

“Haxhi baba”, nofka e Besart Ibraimit, i cili ishte golashënuesi i golit të fitores, pas ndeshjes tha se ishte shumë i lumtur.

“Jam i kënaqur që i ndihmoj këtij klubi për t’i përmbushur ëndrrat që i kemi së bashku. Kemi luajtur me shumë ekipe të forta, por ne besuam se mund të ballafaqohemi me çdo ekip. E fituam ndeshjen e parë dhe bëm gjysmën e punës. Besoj që nëse luajmë në të njëjtin nivel si në ndeshjen e parë edhe në të kthimit mund ta kalojmë Ludogoretsin”, u shpreh Ibrahimi

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Bullgari dhe në rast fitoreje, Shkëndija e Tetovës bën histori duke siguruar garat në grupe në Ligën Europa. /Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu