Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Livia Brunga, iu përgjigj hapur ndjekësve të saj në rrjetet sociale për të kaluarën e saj sentimentale.
Një ndjekës e pyeti për raportin me këngëtarin Mevlan Shaba në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të ashpër:
“A je penduar për çdo gjë që ke bërë për atë idiot mashkull, je shumë e mirë?”
Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë:
“Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”.
Me këtë përgjigje, Livia dërgoi një mesazh të fortë për ndjekësit, duke treguar se nuk e sheh të kaluarën si gabim, por si një përvojë të sinqertë dhe të vërtetë.