Deklarata e fortë e Erion Veliajt nga qelia

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse i arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, vazhdon të komunikojë me qytetarët përmes TikTok-ut, pikërisht në atë platformë që kryeministri Rama e ka shpallur “të dëmshme”.

Në videon e fundit, Veliaj shfaqet me tone kërcënuese, duke shkruar: “Pse s’po flet?” – Kam shtypur ‘mute’, se s’të duroj më. Kur të flas, do jetë lajm i madh.”

Burime pranë kampit të Veliajt pohojnë se kryebashkiaku nuk po e duron më izolimin.

Kujtojmë se në telefonatat e kryebashkiakut me vëllain e tij ai kërcënoi ministrin Ulsi Manja se do ta shkrinte për shtatë breza.

Ai është ankuar se në burg i kishin bërë “zbor”, se e kishin lënë me njerëz që kishin mbi njëqind vite dënim penal dhe se kjo, sipas tij, ishte një rrezik i drejtpërdrejtë për jetën e tij.

“Qelbësirë… nuk kam për t’ia fal. As Ols Dados, por sidomos Ulsi qelbësirës…”, ka thënë Veliaj, duke e quajtur ministrin “katundar i ndyrë”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu