Arbenita Ismajli, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Feron, për përdorim të substancave narkotike, dhunë, mungesë përgjegjësie në lidhje me vajzën e tyre, Ninën, manipulim dhe tradhti.
Fillimisht, modelja ka publikuar postimet e Feros, i cili ka pretenduar se historia e tij nuk është treguar kurrë dhe se shumë fëmijë pretendojnë se janë rritur pa prezencën e babait, jo sepse ai nuk ka dashur, por sepse dikush nuk ka lejuar të tregohet versioni i tyre.
“Ai ka të drejtë, historia e tij nuk është treguar, sepse unë nuk dua që ime bijë dhe të tjerët të mendojnë se ai është një përbindësh. Më lejoni të tregoj pak nga (historia e tij):
1. Abuzimi me kokainën (kam paguar për rehabilitimin dhe ai sërish u rikthye (te kokaina).
2. Tradhtia e shpeshtë e nënës së fëmijës së tij (nuk po flas pa prova).
3. Nuk ka pasur të ardhura të qëndrueshme dhe nuk është përgjigjur për fëmijën (gjykata e di që ai nuk ka paguar për asgjë).
4. Abuzimin psikologjik të kujdestares së fëmijës së tij (të gjitha provat janë në gjyq).
5. Ka goditur nënën e fëmijës së tij ndërsa ishte shtatzënë, nënën dhe motrën e tij (nuk dua që të ndodhë me vajzën time).
6. Në mënyrë të vazhdueshme është grindur me të gjithë brenda rrethit të industrisë muzikore, për të mos përmendur që ka qenë disa herë në burg për këtë.
7. Ka rezultuar se shiste drogë (çfarë shembulli është ky për fëmijën?).
8. Nuk është në gjendje të kujdeset për veten (ka raste që fle me të ëmën e tij).
9. Ka refuzuar divorcin dhe pse i jam përgjëruar për 3 muaj.
10. Gjatë gjithë lidhjes sonë, kam paguar për gjithçka: Shtëpinë, makinat, rrobat, ushqimin (për familjen e tij, kujdesin mjekësor, të gjitha faturat mjekësore dhe për vajzën tonë, kam paguar gjithçka).
11. Vijon të përdorë fëmijën tonë si një taktikë hakmarrëse, për faktin se jemi divorcuar.
12. Edhe familja e tij është abuzive, kanë vjedhur lekë, rroba, makina dhe gjithçka që mund të merrnin prej meje”, duke vijuar se Fero ka pasur mbështetjen e së ëmës!
Arbenita vijoi duke thënë se gjithnjë e ka lejuar Feron të shfaqej lirisht në shtëpinë e saj, sa herë ai ka dashur, është informuar për pushimet që modelja dhe Nina ka bërë.
Ajo u shpreh se Fero ka bërë një deklaratë të rreme dhe se ka marrë kujdestarinë e vajzës në shtator të vitit 2024, por më pas, ajo ka rimarrë kujdestarinë e fëmijës.
“Pas kësaj, ishte shumë e rrezikshme për mua që të kthehesha në Kosovë dhe të vijoja me vizitat në Qendrën e Shërbimeve Sociale (për të cilat nuk kam pranuar kurrë, pasi ka pasur një ndikim negative për shëndetin mendor të fëmijës sim).
Ai ishte xheloz për shumë muaj edhe pas dovorcit, më ka puthur me forcë (veprim për të cilin është dënuar nga gjykata) dhe në mënyrë të vazhdueshme më ka kërcënuar mua dhe familjen time”.
Modelja vijoi se krejt papritur, ai u bë besimtar, që njerëzit të mendonin se ai ishte një person me moral të drejtë dhe se ajo kishte gënjyer publikisht se Fero e kishte dhunuar.
“Ai më quajti materialiste, ndërsa isha unë duke paguar për çdo gjë për familjen. Ai nuk më ka blerë kurrë as edhe një çantë. Shtëpia ku ai jeton është e imja, ka një betejë ligjore që i ati i tij më detyrohet 50 mijë euro dhe ende nuk m’i ka shlyer”.
Akuzat e Arbenitës vijojnë duke thënë se gjatë takimeve me të bijën, Fero e ka intimiduar dhe i ka kërkuar që të rikthehen bashkë, si dhe në intervistat që ka dhënë, ai ka gënjyer dhe ka bërë akuza të rreme.
“Po mundohem të mbroj vajzën time nga i gjithë toksiciteti, manipulimi dhe gënjeshtrat. Nëse ai do kishte sjellje respektuese, do të donte të kishte një marrëdhënie të mirë dhe do të bashkëprindëronte si një burrë i vërtetë, nuk do të kisha asnjë kundërshtim. Pavarësisht këtyre dhe faktit se qëllimet e tij nuk kanë qenë të sinqerta dhe ka tentuar të më dëmtojë, kam pranuar që ai të bëjë vizita dhe të shohë Ninën. Deri më sot nuk kam thënë asgjë negative për të atin te vajza ime. Fatkeqësisht, vajza jonë ka dëshmuar sjelljen e tij të dhunshme karshi meje dhe të gjithëve përreth dhe ajo është gjithashtu e frikësuar”.
Arbenita tregoi se vizitat në qendrat sociale kanë pasur një ndikim negativ për vogëlushen dhe ka akuzuar ish-bashkëshortin se ai ende vijon të kërcënojë familjen e saj me mesazhe dhe se ajo është përpjekur vazhdimisht që të mos krijojë drama online.
Në fund, ajo e mbylli mesazhin me një thirrje për gratë që mund të vuajnë të njëjtën situatë, duke thënë se ato duhet të thyejnë ciklin dhe se është e çliruar që nuk do të kthehet më pas!