Ilnisa Agolli ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale, ku shfaqet me një buqetë me lule në formë zemre.
Dhurata, e shoqëruar me mbishkrimin “Me pusullë apo pa pusullë, dy sy shkëlqejnë”, ka ngjallur menjëherë aludime për një romancë të re në jetën e saj.
Ky reagim vjen pak muaj pas ndarjes së bujshme nga Meritoni, çështje që u diskutua gjerësisht në media. Për këtë arsye, shumë ndjekës e kanë parë dhuratën dhe përshkrimin si një sinjal se Ilnisa mund të jetë sërish në një raport sentimental.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, mes urimeve, pyetjeve të drejtpërdrejta dhe komplimenteve për buzëqeshjen e saj.