Rubin: Shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm për shkak të etnisë së tyre

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin deklaroi se shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm për shkak të etnisë së tyre. Ai tha se qëllimi i politikës së SHBA në atë kohë ishte që të parandalonin përsëritjen dhe krizën e Bosnjës. Kështu u shpreh ai gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Rubin tha se qëllim kishin mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Rubin ka treguar se kishte qëndruar për disa ditë në Kosovë në qershor të vitit 1999, ku çdo mëngjes dërgohej nga ish-sekretarja amerikane, Medlin Olbrajt që të shkonte në male për t’u takuar me Hashim Thaçin. Dëshmia e Xhejms Rubinit është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në gjykatë është i shoqëruar nga dy përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kam qëndruar në Kosovë në fakt, kam qëndruar në një hotel në Shkup, në Maqedoni dhe çdo mëngjes dërgohesha përmes mjeteve të posaçme në male për t’u takuar me Hashim Thaçin dhe komandantët faktikë të UÇK-së. Pra, çdo ditë më çonin dhe më merrnin nga aty. Unë jam takuar vet me komandantët dhe kam parë me sytë e mi marrëdhënien e këtyre komandantëve me Hashimin. Këta komandantë i kanë thënë atij çfarë të bënte, marrëdhënia ishte e tillë, që nuk i thoshte Hashimi komandantëve se çfarë të bënin por komandantët ishin ata që i thoshin Hashimit se çfarë të bënte”, tha Xhejms Rubin, Ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu