Shkëlzen Gashi: Pas vdekjes së Demaçit, Gjykata Speciale mund të “arrestojë” Albin Kurtin

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka komentuar përmes një shkrimi hierarkinë e zyrës së UÇK-së në Prishtinë, duke përmendur disa nga figurat kryesore.

Sipas tij, struktura e asaj kohe ka qenë:
1. Adem Demaçi
2. Albin Kurti
3. Milot Cakaj

“Qysh po shkojnë punët dhe mbasi Adem Demaçi ka dekë, nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Speciale me e arrestu Albin Kurtin,” ka shkruar Gashi me ironi.

Ai shtoi se, nëse një gjë e tillë ndodh, Kurtit “do t’i mjaftonte të ndjekë strategjinë e Hashim Thaçit, duke thënë se Milot Cakaj ka qenë kryesori, ndërsa vetë ka dalë vetëm në televizor”. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu