Bartësi i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN në Tetovë, Albi Qamili u mirëprit ngrohtësisht nga bashkëvendësit në Poroj, vendlindja dhe vendbanimi i tij.
Qamili u shpreh mirënjohës për mbështetjen e treguar, duke theksuar se është i vendosur të mos e zhgënjejë besimin e tyre.
“Poroji im, faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Jam krenar pafundësisht! Ju e dini se nuk ju zhgënjej,” tha Qamili.