Menaxheri i këngëtarit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka zbuluar mundësinë që artisti të rikthehet në “Big Brother”, në rast se do të realizohet edicioni “All Stars”. Gjatë një interviste për emisionin “Prive”, ai u pyet për një rikthim të mundshëm të Luizit në shtëpinë që e bëri të njohur për publikun.
Jetmiri u shpreh se, nëse do t’i jepej mundësia, ai do ta këshillonte Luizin të futej sërish në lojë. “Besoj që të futet prape, se e di që ai i mund ata të gjithë,” tha ai.
I pyetur nëse Luizi ka të njëjtin mendim, menaxheri u përgjigj se ende është “pikëpyetje”, por theksoi se këngëtari është shumë i zgjuar. “E pres ditën kur të futet,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet se bisedat për këtë rikthim janë bërë.