Analisti Arjan Konomi ka reaguar pas debatit të ashpër mes Albana Osmanit dhe Xheni Karajt.
“Moj Albana Osmani sa u gëzova që të pashë në ekran dhe njëherë se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po sa bukur që fole. Po pse të kanë mbajtur si me torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idjote moj siç të kemi menduar. Pika u rraftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla”, tha Konomi.