“Edhe Riri e bëri gocën”, Einxhel “thumbon” Dagzin me një kërkesë të ëmbël

Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të tretë. Këngëtarja ka sjellë në jetë një vajzë, më 13 shtator, duke kompletuar kështu familjen e saj me një princeshë të vogël pas dy djemve.

Lajmi është bërë i ditur natën e mbrëmshme dhe është pritur me gëzim nga ndjekësit e saj, por edhe nga shumë personazhe publikë përfshirë dhe emra të njohur nga showbiz-i shqiptar.

Një ndër ta ishte edhe moderatorja e dashur Einxhel Shkira, e cila nuk e la pa reaguar këtë moment të veçantë. Ajo ripostoi lajmin për lindjen e vajzës së Rihannës dhe, me humor e dashuri, i bëri një “pyetje publike” partnerit të saj, Dagz-it:

“Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?” – shkroi Einxhel në Instastory.
Çifti i njohur, që u bë i dashur për publikun gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, tashmë janë prindër të dy djemve, dhe duken më të lumtur se kurrë në jetën familjare që kanë ndërtuar.

Ndërkohë, Rihanna, e cila prej disa vitesh është më e fokusuar te familja dhe markat e saj të suksesshme si Fenty Beauty dhe Savage X Fenty, po shijon në mënyrë të plotë rolin e nënës. Me lindjen e vajzës, ajo dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, tashmë janë prindër të tre fëmijëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu